Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë.
Ministrja tha se nuk do të ketë privilegje për asnjë subjekt në vendin tonë, prandaj tha se është e vendosur për t’i zbatuar reformat e nisura dhe shumë të nevojshme në drejtësi.
Haxhiu ajo tha se si dikaster po vazhdohet të kundërshtohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), sidomos pasi persona nga këto institucione kërkojnë privilegje subjektive.
Ajo tha se ligjet do t’i bëj qeveria, e KGJK dhe KPK duhet t’i zbatojnë ato, jo të na kushtëzojnë.
“Nuk guxojnë ata të na hyjnë në mandatin tim”, tha ajo, ndërsa tha se “askujt nuk do t’i shkoj kungulli mbi ujë”.
Ajo tha se reformat do të vazhdojnë, pavarësisht kundërshtimeve dhe goditjeve që i merre.
“Ata nuk janë të interesuar për reforma por për privilegje. Kur i kam dëgjuar për privilegjet e tyre nga KGK e KPK jam habitur”, tha Haxhiu.
Haxhiu foli edhe për Gjykatën Kushtetuese ku shumica e ligjeve përfundojnë aty, për të cilën tha se Gjykata Kushtuese është në dijeni se reforma në drejtësi është e domosdoshme, por i vonojnë shumë vendimet.
Ajo kishte kundërshtime në gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas saj, është pengesë në reformat e drejtësisë.
“Në të gjitha rastet e opozitës, aktgjykimet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës zgjasim më shumë se një vit. Edhe ata e shkelin ligjin”, tha ministrja Haxhiu.