Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Akuzat për Olsi Ramën/ “Bardhi e paralajmëroi dy muaj më parë”, Aleksandër Çipa zbulon detajet e bujshme: Ja çfarë ‘fshihet’ pas reagimit të vëllait të kryeministrit

Duke komentuar akuzat e kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi për lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e kokainës në Xibrakë i zbuluar pak vite më parë, Aleksandër Çipa në një lidhje për një emision televiziv.

“Në kushtet kur vihet në diskutim një pozicion moral i një pjesëtari të familjes së kryeministrit, pa dyshim që kjo merr ndjeshmëri të lartë publike por de facto e vë para një përgjegjësie. Reagimi i vëllait të kryeministrit është i pamjaftueshëm në zbulimin e së vërtetë.

Duke lexuar me vëmendje reagimin e tij, e ka bërë qëllimisht për të mos e mbivlerësuar dhe për të mos rënë pre e agjendës që synon të sjellë opozita në luftën politike me kryeministrin. Ka një gjë që është evidente, konservimi i dosjes së opozitës për një kohë të pacaktuar dhe për ta sjellë në një kontekst aktual të betejës.

Ka më shumë se dy muaj që Bardhi e ka përmendur këtë gjë, madje ka bërë edhe një replikë me kryeministrin duke i lënë të nënkuptojë se ka një dosje. Këto janë elemente të luftës politike. Nga ana tjetër, nga pikëpamja juridike ky proces ka kaluar në kalendat e drejtësisë.

Ka nisur në 2014 dhe ka zgjatur dhe është ndriçuar tanimë me dy elementë që është elementi i TIMS dhe identifikohet imazhi real i vëllait të kryeministrit dhe targa e automjetit.

Kjo është një indicie për të rihapur procesin. Unë nuk e besoj. Çdo dosje që kalon prej politikë për t’iu servirur drejtësisë ka pasur fat jo të këndshëm”, tha midis të tjerash Çipa.