Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky plazh në Sarandë ka ujin më blu në botë, lë pas edhe Greqinë!

Një plazh në Shqipëri është renditur i pari për ujin me ngjyrën më blu në të gjithë botën.

Sipas një studimi të kryer nga “CV Villas”, që analizoi më shumë se 200 imazhe satelitore të plazheve nga e e gjithë bota, duke përdorur kodet digjitale të ngjyrave, ka rezultuar se plazhi i Pasqyrave në Sarandë ka ujin më me ngjyrën më të theksuar blu.

Ndër 30 plazhet më të mira që përputhen ngushtë me nuancën blu me kodin “YInMN”, 26 ndodhen në Evropë, me Greqinë që kryeson me shtatë plazhe në listë. Veçanërisht, Paralia Mpouka në Peloponez dhe Kassiopi në Korfuz renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Franca, Portugalia dhe Turqia gjithashtu hynë në top 10, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësohen nga Cannon Beach në Oregon, duke u renditur në vendin e 15-të. Destinacione të tjera jo-evropiane të paraqitura në listë përfshijnë Matira Beach në Bora Bora dhe Playa El Doradillo në Argjentinë.

Dominimi evropian në këtë listë mund të jetë një surprizë për shumë njerëz, duke treguar se Kontinenti i Vjetër është shtëpia e disa prej ujërave më të pastra dhe magjepsëse në botë. Kjo njohje mund të ndikojë ndjeshëm në turizmin në rajon, duke tërhequr udhëtarët që kërkojnë destinacione mahnitëse bregdetare.

Joshja e këtyre plazheve qëndron jo vetëm në ngjyrën e ujërave të tyre, por edhe në peizazhet përreth, kulturën lokale dhe eksperiencat unike që u ofrojnë vizitorëve. Mundësia për të eksploruar plazhe të tilla magjepsëse dhe piktoreske mund të jetë një tërheqje e parezistueshme për shumë turistë që kërkojnë aventura dhe relaksim.