Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”.
Sipas raportit policor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 28.03.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimit të organizuar kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me veprën penale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.