Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ekzekutimi i Pëllumb Metës/ Ekspertiza jep konfirmimin e rëndësishëm

Ekspertiza ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia, është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.

Në Prokurorinë e Durrësit, ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Ndërkohë dy djemtë e Pëllumb Metës, Hysen dhe Amarildo Meta, qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.

Që të tre, vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait.

Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta.