Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka marrë përkrahjen blanko të Qeverisë po intervistohet në Prokurori që nga mëngjesi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për ngjarjet e sotme, ku ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj u intervistua nga Prokuroria si dhe për dy tenderët sekret të nënshkruar sot në KEK me vlerë prej gjysmë milionë euro.

Në rastin e Berishajt, Abdixhiku tregon se si ambasadori i Kosovës në Kroaci ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë dhe kishte marrrë plot 1.5 milionë euro kesh në Prishtinë.

“Njeriu që ka marrë mbrojtjen e Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit nga Prokuroria Speciale. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë. Për këtë kishte marrë plot 1.5 milionë euro para kesh, këtu në Prishtinë”, tha Abdixhiku.
Tutje kryetari i LDK-së, flet edhe për dy tenderët sekret të nënshkruar prej gjysmë milionë euro.

“Para Komisionit Hetimor, në Parlament që e kishim bërë ne, kishte fshehur edhe pasurinë. Për të gjitha këto vepra kishte marrë mbështettjen blanko të Qeverisë. Dhe, teksa flasim për mafinë energjetike, sot, jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, KEK ka shtuar edhe dy tenderë sekret. Sot janë nënshkruar edhe dy tenderë sekret prej gjysmë milionë euro. Partia në pushtet nxorri një arsyetim, nxorri një poster nga numrat e të kaluarës. Kështu po na thotë, hajna ata, hajna edhe ne, por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit, për këtë do të jemi të pakompromis”, deklaroi Abdixhiku. /Periskopi/