Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në vend, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident me vdekje në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje-Fier.

Mjeti tip Ford përplas për vdekje një këmbësor që kalonte në autostradë me një karrocë dore.

Viktima është identifikuar si Hasan Selimi 65 vjeç banues ne Savër.

Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se i viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë.

‘Rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, shtetasi A. F., 55 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. S., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi H. S.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F., është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’ njofton policia.