Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Përse nuk duhet t’i pastroni syzet me bluzë, faktet që lidhen me higjienën

Shumë prej jush mund të përdorin syze, qoftë për të parë afër apo larg.

Shpesh herë, ju mund të jeni duke përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre.

Në këtë artikull AgroWeb.org do t’ju njohë me disa hapa shumë të thjeshta, që duhet të ndiqni për t’i pastruar syzet në mënyrën e duhur.

Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.
Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet.

Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngëshem për larjen e enëve.

Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve.

Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet.

Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.

Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.

Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve.

Për të siguruar që shikimi juaj të mbetet i qartë edhe kur vendosni një maskë kirurgjikale, ju duhet t’i vendosni syzet mbi maskë.

Gjithashtu, ju mund të qepni një tel në pjesën e sipërme të maskës, në mënyrë që ai t’i përshtatet saktësisht formës së hundës tuaj dhe ajri i ngrohtë që nxirrni të mos kalojë lart dhe syzet të mos vishen nga avulli.