Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pasi Bedri Hamza është propozuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet krahë Bedri Hamzës, dhe Sami Lushtakut.
“Mos u frigoni caktone datën, jemi gati për fitore si 2007-tën!”, ka shkruar deputetja.