Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Miroslav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
E në lidhje me këtë çështje, e ka bërë një reagim edhe aktivisti Rron Gjinovci.
Ai ironizoi me Lajccakun, derisa përmendi edhe Kurtin.
“Albini t’bon zojë, Albini t’bon tojë”, shkroi ndër të tjera, Gjinovci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Mirëmëngjes!
Tash e tutje s’kena me ni mo emnin Lajçak.
Albini t’bon zojë, Albini t’bon tojë 😁