Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka reaguar ndaj mediave në Shqipëri që sipas tij, po duan me zor ta bëjnë Edi Ramën të famshëm në Kosovë.
Sipas tij, hulumtimi tregon se 55% e qytetarëve të Kosovës nuk do ta donin asnjërin prej politikanëve shqiptarë nga Shqipëria t’i përfaqësonte në Kosovë. Vetëm 22% kanë zgjedhur Edi Ramën
Postimi në Facebook:
Mediat n’Shqipëri ia kanë msy me zor me ba t’famshëm Edi Ramën në Kosovë!
Ja një manipulim:
Të dhënat e një hulumtimi tregojnë që 55% e qytetarëve të Kosovës NUK do ta donin asnjërin prej politikanëve shqiptarë nga Shqipëria t’i përfaqësonte në Kosovë. Vetëm 22% kanë zgjedhur Edi Ramën.
Tash mediumi prapë e bën lajm titullin: “EDI RAMA POLITIKANI QË QYTETARËT NË KOSOVË DO DONIN T’I PËRFAQËSONI.”
Unë e kam një bindje që në Serbi gjen më shumë se 22% përkrahje, dhe kjo marrë parasysh raportet e tij të mira me Vuçiqin!