Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë disa shifra për numrin e bizneseve të reja që janë hapur në janar të këtij viti e saj janë mbyllë.
“Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh. Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja”.
Ai u ankua se po flitet vetëm për bizneset që po shuhen dhe se këtë po e bëjnë me qëllim.
“Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, ka shkruar Murati në Facebook, duke publikuar edhe një infografikë./Express