Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status në lidhje me figurën e Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë.
Sipas tij, retorika e Vuçiqit është kundërthënëse e me etiketime helmuese.
Tutje, Krasniqi ka vlerësuar se Vuçiqi është një politikan me qëllime të rrezikshme.
“Përfundimi im është se Vuçiqi është një politikan me qëllime të rrezikshme, por që e aktron sharlatanin. Falë Zotit që Serbia e ka kurrizin të thyer nga NATO. Falë Zotit që Serbia është tërësisht e rrethuar nga NATO. Ndryshe, me këtë radikal në krye, Serbia sërish do ta ndezte flakën në rajon. Një gjë nuk është e qartë: si është e mundshme që populli serb në Serbi e beson dhe e toleron këtë monstrum politik?” – shkroi ai.
Postimi i plotë
Me retorikën e tij kundërthënëse, me etiketimet helmuese që bën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi është rast për studim. Dështimet e politikave të veta tenton t’i kamuflojë duke vajtuar, duke sharë, duke kërcënuar, si të ishte aktor në një monodramë. Ja disa shembuj:1. Ish kryeministres greke, motres së kryeministrit aktual të Greqisë, Dora Bakojanisit i thotë “Turp të qoftë!”, thua se po flet me ndonjë plakë që shet vezë në tregun e ndotur të Beogradit. 2. Organizimin terrorist të Milan Radojçiqit e krahason me reagimin në vetëmbrojtje të Azem Kurtajt në Shtërpcë. 3. Millorad Dodikun, i cili është në lista të zeza, e mbron me pasion abnormal. 4. Në të njëjtën fjalë ku thotë ne jemi për paqe, flet për një botë armiqësore, ku serbët janë në luftë e do të luftojnë: “ Ne do të luftojmë. Jemi të vegjël, të gjitha këto fuqi janë kundër nesh. Por do të luftojmë.” 5. Përderi sa i kërkon Perëndimit që ta mirëkuptojë politikën rusofile serbe, e kërcënon Perëndimin edhe me takimin e radhës me Si Gjing Pingun. 6. Për profesorin kroat, Gruhonjiq, i cili po linçohet në Novi Sad, thotë se ka mendimin më të keq të mundshëm, por demek nuk i propozon sulmet fizike ndaj tij. Kur presidenti për dikend thotë se e ka mendimin më të keq të mundshëm, ai e ekspozon ndaj sulmeve të fanatikëve. Përfundimi im është se Vuçiqi është një politikan me qëllime të rrezikshme, por që e aktron sharlatanin. Falë Zotit që Serbia e ka kurrizin të thyer nga NATO. Falë Zotit që Serbia është tërësisht e rrethuar nga NATO. Ndryshe, me këtë radikal në krye, Serbia sërish do ta ndezte flakën në rajon. Një gjë nuk është e qartë: si është e mundshme që populli serb në Serbi e beson dhe e toleron këtë monstrum politik?