Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nexhmedin Spahiu i ashpër: Tradhti nëse Asociacioni bëhet pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd

 
   

Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se nëse bëhet asociacioni i komunave me shumicë serbe në Veri, pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, do të përbënte tradhti Kombëtare.

Komentet Spahiu i bëri gjatë një lidhjeje me Euronews Albania, ku tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për asociacionin.

Ai tha se nëse arrihet marrëveshja për hapjen e përfaqësive të Kosovës në Beograd dhe asociacioni bëhet në këmbim të kësaj marrëveshjeje, atëherë do të jetë një sukses jo vetëm i Kurtit, por i gjithë Kosovës.

“Nuk është çështja këtu bëhet apo nuk bëhet asociacioni. Nëse bëhet pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, përbën tradhti kombëtare, përbën një lëshim. Nëse bëhet, por paralelisht me ngritjen e flamurit të Kosovës në Beograd, do të përbënte një sukses për Kurtin dhe nuk ka pse ta ndajë atë me opozitën.

Të gjitha kritikat e mia ndaj qasjes së Kurtit kanë të bëjnë me atë që ai duhet të jetë sa më i qartë me atë që ‘po do ta bëj asociacionin kur të ngrihet flamuri i Kosovës në Beograd’. Mbetet për t’u parë edhe angazhimi i Vuçiç me ngritjen e misioneve diplomatike të Kosovës në Beograd.

Në KS të OKB Kurti tha hajde ta nënshkruajmë marrëveshjen. Ai mund të thoshte atje ‘thoni datën kur do hapni misionin, që të them datën kur do e bëjmë asociaionin’. SHBA dhe BE janë pajtuar që nuk ka rëndësi të nënshkruhet marrëveshja, por të zbatohet”, tha Spahiu.