Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fundi i mandatit/ Profesori: Pos Lajçak-ut, të ikin edhe këta dy persona, i dhanë të mbrapshtën dialogut

 
   

Se ka organizuar shumë takime e bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, dhe thujase nuk “ka arritur asgjë”, këto i ka bërë i dëguari për dialogun Miroslav Lajçak.

Ai e kishte për detyrë që të ndërmjetësonte bisedimet mes Kosovsë dhe Serbisë, gjë të cilat nuk janë të lehta.

Tani, pas katër viteve ndërmjetësimin, Lajçak-ut i erdhi koha ta lë këtë pozitë. Mandati i tij skadon në muajin gusht.

Derisa, në media po flitet se Lajçak pritet të emërohet për ambasador të BE-së në Zvicër, post të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë nga shtatori.

Analisti dhe profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar ashpër punën e Lajçak-ut këto katër vite ndërmjetësimi.

Sipas tij, pos Lajçak-ut, duhet të ikë edhe Borrell dhe Escobar, duke shtuar se që të tre ia dhanë të mbrapshtën dialogut duke e mbështetur hapur Serbinë.

Le të shkoj n’dreq të mallkuar!

Le të ikë ku të dojë. Ky, Borell por edhe Escobar as që është dashtë të jenë ndërmjetësues në dialog, sepse që të tretë janë proserb, ia dhanë të mbrapshtën dialogut duke i dalë zot Serbisë e duke e poshtëruar Kosovën.

Turpi i mbuloftë.

Kosova nuk duhet të brengoset fare se kush do t’i zë vendet e tyre pas zgjedhjeve në Evropë.

Le të vije kush të dojë, bile edhe dreqnit le të vijnë në dialog se nuk do të jenë më të këqij se sa Borell, Lajçak dhe Eskobar”, thotë profesori.