Analisti Artan Muhaxhiri tha në një intervistë për Euronews Albania se Aleksandër Vuçiçit po i lejohet të luajë edhe në raport me BE edhe me Rusinë pasi ai po e proklamon veten si babai i serbëve të Ballkanit.
Muahxhiri u shpreh se për shkak të këtij ndikimi, Bosnja gjendet në një situatë shumë të vështirë me një lider problematik si Dodik që i ka shpallur luftë SHBA dhe BE.
“Po e shohin sa e rrezikshme është situata në Bosnje me Dodik që i ka shpallur luftë të hapur SHBA dhe BE sa i përket ligjit zgjedhor dhe aty doli Vuçiç ta jepte lajmin, duke thënë po vijnë ditë të vështira për republikën serbe.
Ai mbahet si babai i serbëve në rajon, që ka një ndikim shumë të madh edhe te serbët e Kosovës dhe të Bosnjës dhe ai e kapitalizon këtë që t’i lejohet loja me 2-3 karrige, edhe në raport me BE edhe me Rusinë. Këtë pushtet të tij në Ballkan ai po i keqpërdor”, tha analisti.