Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kuçi: Vuçiq nuk lejon që Serbia të shkëputet nga lidhjet kriminale

 
   

Njohësi i çështjeve politike, Gurakuq Kuçi ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka mandatar, ish-ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Kuçi në ‘X’ka shkruar se tensione të tjera do të ketë në rajon. Sipas tij, Vuçiq nuk lejon që Serbia të shkëputet nga lidhjet kriminale dhe të kaluara.

“Millosh Vuçeviq (zëvendëskryeministër i Mbrojtjes) të dy me babin e tij pjesë e partisë radikale vazhduan me Vuçiqin në partinë progresive Vuçiq e propozoi atë për kryeministër të Serbisë.

Tensione të tjera në rajon.

Vuçiq nuk lejon që Serbia të shkëputet nga lidhjet kriminale dhe të kaluara”, ka shkruar ai.