Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, është para kandidatit të partisë AK të Presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet lokale të dielën, sipas numërimeve fillestare.
Po ashtu edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Ankaranë, kryebashkiaku në detyrë i opozitës Mansur Yavas deklaroi fitoren ndaj kundërshtarit të tij të AK Partisë (AKP) më pak se tre orë pasi u mbyllën qendrat e votimit në zgjedhjet komunale mbarëkombëtare.
Zgjedhjet lokale mbarëkombëtare shihen nga analistët si një matës i mbështetjes së Erdoganit dhe qëndrueshmërisë së opozitës.
Erdogan, i cili ka udhëhequr Turqinë për më shumë se dy dekada, bëri fushatë të fortë për partinë e tij për të rimarrë kontrollin e Stambollit nga rivali Imamoglu, kryebashkiaku aktual dhe sfiduesi i mundshëm i ardhshëm presidencial.
Dhuna shpërtheu në disa qytete në Turqinë lindore lidhur me zgjedhjen e zyrtarëve të lagjeve, të cilët ishin në fletëvotim krahas kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të tjerë komunalë, me tre persona të raportuar të vrarë, shkruan Reuters