Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ponosh: Situata aktuale në Kosovë është rezultat i marrëveshjes së Vuçiçit me Kurtin

 
   

Kreu i partisë “Serbia Qendër” dhe ish kandidati për president Zdravko Ponosh ka deklaruar se “situata aktuale në Kosovë është rezultat i marrëveshjes së Vuçiçit me Kurtin, kështu që presidentit Vuçiç e vetmja që i mbetet të thotë është se e kanë mashtrua dhe dëshiron largimin e vëmendjes nga atje në tema tjera”, shkruan “Nova” transmeton “Bota Sot”.

Dje ai ngriti në ajër aeroplanët MIG për një balon mbi Valevë, e sot fotografohet me ushtrinë ashtu që t largohet vëmendja” tha Ponosh , që ishte gjeneral ushtrie, kumton “Serbia Qendër”.

„Sipas marrëveshjes së arritur mes Vuçiçit edhe Kurtit, Kosova hyn në organizatat ndërkombëtare e edhe në Këshillin e Evropës. Kjo nuk kalon pa u vërejtur si është rasti i hyrjes së Kosovës në Komitetin Olimpik, kjo tash iu pengon edhe votuesve të tij” tha ai.

Lidhur me diskutimet rreth procesit zgjedhor në Beograd, Ponosh ka theksuar se nuk është me rëndësi data e zgjedhjeve por kushtet për zgjedhje.

Mund të miratohet ligji që do mundësoj zgjedhje pas 2 qershorit, por më e rëndësishmja është ndryshimi i kushteve zgjedhore. Në fillim RTS duhet të bëjë punën e vetë si duhet, ndërsa stacionet private me frekuenca nacionale të mos bëjnë atë që nuk do duhej ta bëjnë, kjo mund realizohet për pak muaj“, tha Ponosh.

Ai përsëriti qëndrimin se opozita nuk do marr pjesë në zgjedhje nëse nuk ka rregullim të kushteve.

„Në Serbi nuk ka zgjedhje nëse nuk merr pjesë opozita (Serbia kundër dhunës dhe koalicioni Shpresa). Opsioni që të shkohet në zgjedhje si delja te kasapi është e papranueshme. Bota e ka pa çfarë ka ndodhë, nuk mund të kaloj ashtu vjedhja e votës, por ata nuk do kryejnë punën tonë, por duhet ne, të shkojmë hap pas hapi. Përmes Kuvendit, medieve, në terren dhe me mosdëgjueshmëri qytetare nëse është nevoja” tha Ponosh.