Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne (1 prill) në Patrida Veria, Greqi.
Një 64-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte dhe është përplasur me një stacion autobusi ndërqytetas.
Si pasojë e kësaj përplasje ka humbur jetën në vendin e ngjarjes një 68-vjeçar i cila u mor zvarrë nga automjeti dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare.
E reja shqiptari humbi ndjenjat, por nisi të përmendej pasi iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor.
Vajza u dërgua menjëherë në Spitalin e Verisë, e plagosur rëndë, ku fatkeqësisht humbi jetën pak orë më vonë,
Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia.
Sipas mediave greke, shqiptarja kishte shkuar në atë fshat për të vizituar të afërmit e saj.