Në Gjakovë, një 22-vjeçar po dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Rasti ka ndodhur pasi 13-vjeçarja ishte takuar me të dyshuarin, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e kishte prekur viktimën në pjesët intime të trupit, derisa ndodheshin bashkë në veturën e tij.
Si rezultat i denoncimit, sipas Sinjalit, Policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave, me ç’rast i dyshuari është arrestuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.