Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Petkoviq: Në vend të sanksionimit, Kosova po shpërblehet nga perëndimi

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova në vend të futjes nën sanksione për sabotimin e procesit të normalizimit është shpërblyer me hapjen e perspektivës për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare.

Petkoviq ka akuzuar perëndimin për standarde të dyfishta.

“Për sabotimin e procesit të normalizimit, Prishtina jo vetëm që nuk u sanksionua në mënyrë adekuate, por u shpërblye me hapjen e perspektivave për anëtarësim në disa organizata ndërkombëtare. Ne e kuptuam në mënyrë të përkryer politikën perëndimore të standardeve të dyfishta!”, ka pretenduar personi kyç i Vuçiqit me detyrë për propagandë kundër Kosovës”, ka shkruar ai në platformën X.

Më tej, ai ka pretenduar se kryeministri, Albin Kurti vazhdimisht ia bën të ditur Beogradit se nuk janë gati për normalizim.

“Prishtina 4000 ditë më parë ka marrë përsipër të formojë Asociacionin dhe Beogradi mori garanci të forta ndërkombëtare se kjo do të bëhet. Ata të gjithë kanë gënjyer! Kurti vazhdimisht ua bën të ditur serbëve në Kosovë se “heqja e të drejtave të tyre është e përhershme”, dhe Beogradit se “nuk janë gati për normalizim”, ka shkruar ai.