Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në Patrida Veria.
Mediet greke bëjnë me dije se një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar ka përplasur dy gra në një stacion autobusi.
Si pasojë një 68-vjeçare greke dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë humbur jetën.
21-vjeçarja e identifikuar si Elisa Doka, fillimisht u dërgua e plagosur në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
“Makina e hodhi vajzën më shumë se dhjetë metra larg”, tha për protothema.gr presidenti i komunitetit Patrida Veria, Janis Sidiropoulos.