Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmohet vetura e kryetarit të Haraçinës, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës. Sipas informacioneve të para, të plagosur kanë mbetur nëpunësi i komunës dhe shoferi i kryetarit të komunës.

Sipas korrespodentit të RTK-së në Maqedoninë e Veriut, Besnik Iseni, kryetari i Komunës së Haraçinës nuk është i plagosur në këtë incident.

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, bëri të ditur se nuk është e vërtetë që nga të shtënat me armë në Haraçinë është plagosur kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi. Ai shtoi se është plagosur shoferi i tij dhe një i punësuar tjetër në komunë.

“Sipas informacioneve që i kam deri tani, nuk është e vërtetë që është plagosur kryetari i komunës. Është e saktë që janë plagosur dy persona, njëri është shofer i kryetarit të komunës, tjetri është i punësuar në komunë”, tha ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Panço Toshkovski.

Korrespondenti i RTK-së tha se dyshet se motivi i të shtënave ka qenë mosmarrëveshja që disa persona kanë pasur me kryetarin e komunës në lidhje me tokën për ndërtimin e stadiumit në Haraçinë.