Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksidenti tragjik, kjo është vajza shqiptare që humbi jetën në Greqi

Mediet greke kanë publikuar foton e shqiptares Elisa Doka dhe të moshuarës greke që humbën jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur sot në Greqi.

Sipas medieve greke, 21-vjeçarja shqiptare dhe 68-vjeçarja greke, humbën jetën pasi një makinë i përplasi në stacionin e autobusit në Veria.

Si pasojë e përplasjes gjeti vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila u hodh rreth 25 metra larg, ndërsa 21-vjeçarja e identifikuar si Elisa Doka, u dërgua e plagosur rëndë në spitalin e Verias, ku humbi jetën.

Dëshmitë e banorëve të zonës për ngjarjen tragjike janë tronditëse.

“Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe. Ishte si tërmet! Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të mirë. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dyja prisnin të shkonin në Veria. Shoferi tha se kishte marramendje”, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.

“Vajza po priste këtu në stacionin e autobusit për të shkuar në spital për të parë tezen e saj. Ajo ishte duke studiuar për infermieri”.

Shoferi 64-vjeçar, i cili dyshohet se nuk ishte mirë dhe për këtë ka humbur kontrollin e makinës, për pasojë ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin. Ai është arrestuar, por me urdhër verbal të prokurorit është lënë i lirë, ndërsa po trajtohet me plagë të lehta në spitalin e Verias.