Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Rrita vajzat e burrit derisa ato u bënë 18 vjeçe”- Julia Ilirjani rrëfen sekretin: Më la tre fëmijë të vegjël dhe…! Ja pse u divorcova

Ish banorja e Big Brother VIP, Julia Ilirjani ka treguar për herë të parë arsyen se përse u divorcua me bashkëshortin e saj të huaj, më të cilin ka edhe një vajzë.

Aktorja ka treguar një sekret, duke u shprehur se ish burri i saj ka qenë i martuar dhe madje kishte edhe dy vajza të tjera, të cilat jetonin me nënën e tyre në Gjermani, ndërsa Julia dhe burri i saj jetonin në Itali.

Gjithçka ndryshoi kur bashkëshortja e burrit të saj pësoi një aksident dhe ndërroi jetë. Kjo e detyroi aktoren shqiptare që të marrë vajzat e burrit dhe ti rrisë deri në moshën 18-vjeçare.

Ajo tregon se i shoqi nuk e përballoi presionin familjar dhe u largua me punën e tij në Jemen, duke e lënë atë të vetme me të bijën dhe dy vajzat e tij nga martesa e parë.

Ajo rrëfeu se qëndroi me to deri sa u bënë adulte dhe më pas u rikthye në Shqipëri me vajzën, duke i dhënë fund martesës.

“Me ish bashkëshortin jam njohur në 1997. Unë kisha dalë me një shoqen time duke pirë një gotë. Ky hyri në lokal, një burri i gjatë. Unë sa e pashë më tërhoqi vëmendjen. Unë nuk e dallova që ishte i huaj. Më pëlqeu dhe nuk e dhashë veten. Ndërsa ai sic thotë ra në dashuri me shikim të parë. Kemi jetuar në Shqipëri për dy vjet. Ai punonte si inxhinier i Bankës Botërore për investimet në rrugët rurale. Mbaroi kontratën me Shqipërinë dhe posti i radhës ishte në Itali dhe unë u largova në Itali. Bashkë bëmë gocën, Renenë.

Po ju them një sekret që nuk e kam thënë. Ish bashkëshorti im ka qenë i martuar dhe ka pasur dy vajza të tjera me një grua gjermane. Unë isha në dijeni të kësaj gjëje. Ne jetonim në Itali, ato në Gjermani. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj që vajza kishte lindur ish-bashkëshortja pëson një aksident dhe ndërron jetë. Pa u bërë muaji, unë vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja se ato mund të rrinin në asnjë qendër apo konvikt. Dhe unë u bëra me tre fëmijë, kisha një fëmijë më pak se një muajsh dhe dy vajza të tjera që në atë kohë ishin 11 dhe 13 vjeç. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa që të isha një shoqe për to. I trajtoja sikur të isha nëna e tyre. Në një moment të caktuar ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin e familjes dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën, dhe unë u vendosa pas një viti e gjysmë me tre fëmijë në shtëpi vetëm, 28 apo 29 vjeç që isha unë.

Pas një bisede të gjatë, unë shkova në Jemen aty ku ai punonte dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pash se nuk po me jepte një zgjidhje sesi do shkonte kjo. Por unë nuk mund që t’i lë gjërat pa planifikuar, duhej të kisha një ide se çfarë do ndodhte dhe si do vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18 vjeç që të mbante motrën e saj, dhe më pas u shkëputa nga bashkëshorti. Pra qëndrova deri sa i bëra mazhorene vajzat e tij. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri”, tha Julia në emisionin “Ftesë në 5”,