Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Fotot e “Imazhet e përjetshme ulëritëse” do t’i dhurohen Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

 
   

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për ekspozitën “Imazhet e përjetshme ulëritëse” të cilën e ka vizituar sot në Termokiss.

“Dritë. Pastaj errësirë. Luftë midis errësirës dhe dritës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Nga dhoma e errët e Afrim Hajrullahut, sonte u shfaqën 99 imazhe nga viti i errët 1999.  Fotografitë hedhin dritë mbi sakrificën dhe guximin e popullit tonë. Nga dëbimi me dhunë te kthimi me lirinë. Dritë që mund errësirën. Kontrast ndërmjet çnjerëzores së njeriut dhe bukurisë së hirshme të njerëzimit”.

“Sikur ato kujtimet që rrufeshëm vijnë e ikin, ashtu edhe kjo ekspozitë kujtesë do të ikën 24 orë pas hapjes. Këto fotografi dëshmi do t’i dhurohen Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që të mbesin në kujtesën tonë kolektive”.

“Ekspozita ‘Imazhet e përjetshme ulëritëse’, e përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të qendrojë e hapur edhe nesër në Termokiss”.