Finlanda është në alarm, si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë.
Sipas informacioneve të policisë, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa autori është arrestuar.
Të shtënat u raportuan në shkollën Viertola në Vantaa, në periferi të kryeqytetit Helsinki, e cila ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Në një deklaratë, policia u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg zonës dhe të mos dalin nga shtëpitë deri në një njoftim të dytë.