Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25- vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë.

Osmani tha se emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave të Kosovës për liri e shtet.

“25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Ajo tutje ka thënë se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë.

“Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal”, ka thënë Osmani thuhet në njoftimin e presidencës.

Përderisa, presidentja ka theksuar se do ta vazhdon betejën për drejtësi.

“Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi”, deklaroi Osmani.