Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës është bërë miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti është bërë mbi bazën e objektivave dhe të planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në fjalën e tij, ka njoftuar se kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në disa fusha, ku mes tjerash theksoi shkëmbimin e inteligjencës ushtarake.
“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, dhe operacione paqeruajtëse e humanitare”, u shpreh ai.