Një aksident i rëndë ka tronditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit.
Një makinë e tipit “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa.
Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 8 persona, 7 emigrantë të Lindjes së Mesme dhe shoferi nga Shkodra. Zbulohet se shoferi nga Shkodra është Edison Bregaj.
Policia bën me dije se “Benz”-i me të cilën 24-vjeçari tranportonte emigrantët nga vendet e treta ishte marrë qira nga Agustin Gjepa në Shkodër.
“Këlcyrë/Informcion shtesë Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç. Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë-Përmet, makina lëvizte me 200 km/orë, shoferi tentoi t’i shpëtonte policisë
Tetë viktima janë shkaktuar nga një aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Këlcyrë-Përmet. Në automjet ndodheshin 7 shtetas nga vendet e treta, ndërsa shoferi një shtetas nga Shkodra. Fatkeqësisht asnjë i mbijetuar.
Duke udhëtuar nga Përmeti në Këlcyrë , makina është pikasur nga një patrullë policie dhe në këtë mënyrë shoferi është kthyer pas me shpejtësi, duke tentuar t’i shpëtojë policisë dhe ka lëvizur me rreth 200 km/orë.