Prioritet i Qeverisë Kurti gjatë 3 vjetëve të qeverisjes ka qenë vetëm dialogu duke anashkaluar problemet e përditshme të qytetarëve ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, teksa ka arsyetuar vendimin e partisë së saj, për propozuar kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, kandidat për kryeministër.
Pra sipas deputetes, me Hamzën si kandidat, PDK-ja do të ketë prioritet kryesor problemet e qytetarëve e jo dialogun.
“E para natyrisht duhet të kthehem te propagandimet e kryeministrit, i cili për një kohë të gjatë të opozitë bërjen ka deklaruar se dialogu nuk do të jetë prioritet i tij, por, po e shohim që ka qenë prioritet e mbi prioritet, nëse e shohim zhvillimet tri vjeçare, tash kemi hyre në vitin e katërt të Vetëvendosjes. E shohim që vetëm mirëqenia e qytetarëve, zhvillimi ekonomik, njohje, politikë të jashtë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë nuk kemi.
Pra agjenda e kësaj Qeveria Kurti 2 është zhvendosur të cilat janë në dialog. Natyrisht prioritet e qytetarëve nuk janë tek dialogu. Nuk dua të them që dialogu nuk është i rëndësishëm, në një fazë të tillë të zhvillimi të vendit dhe perspektivës euro-atlantike. Mirëqenia e cenuar, çmimet, pasiguria ekonomike dhe të gjitha sfidat që prrallet Kosovës, shto këtu faktin që 150 mijë qytetarë e akne lëshuar vendin, dhe këtu nuk po flasim për profile që kanë nevojë për punë po flasim edhe për profile të doktorëve inixhierëve”, ka thënë Deliu – Kodra.
Deliu – Kodra ka thënë se propozimi i Hamzës është hap i duhur dhe është bërë për dy arsyeje.
“Për rrethanat në të cilat gjendet Kosova dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Vendim i matur, i qëlluar dhe i nevojshëm në rrethanat në të cilat gjendet Kosovës”, shtuar deputetja e PDK-së.