Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përse po dalin ‘tulla’ kokaine në plazhet në Australi? (fotot)

Plazhistët hanë habitur kur kanë gjetur pako kokaine të mbështjella me plastikë në një plazh të njohur në Australi.

Shëtitësit në plazhet Freshwater e Curl Curl pranë kryeqytetit Sydney kishin zbuluar pakot 5kilogramëshe, të cila tu sekuestruan shpejt nga policia.

Por banorët dhe zyrtarët thonë se pako të tilla janë parë në breg që prej fundit të vitit të shkuar.

Më shumë se 250kg të drogës së fortë janë sekuestruar nga policia e krahinës australiane të New South që prej gjetjes së parë në kohën e Krishtlindjeve.

Kokaina besohet se ka mbërritur deri në plazh nga një anije transportuese, origjina e së cilës është e panjohur.

Kreu rajonal i krimit Jason Weinstein tha më herët për rrjetin ABC: “Nganjëherë ne e shikojmë se objektet hidhen qëllimisht në det për t’u marrë me pas nga një anije tjetër, por shumë nga pakot e kokaines në formë tulle kishin shumë kohë që qëndronin në det, madje disa kishin midhje ose barnakula të ngjitura në to.

Pakot e zbuluara kishin shënime në kode si Tesla, Zoe apo R-Z, kuptimi të cilave nuk është identifikuar nga autoritetet.

Megjithëse zyrtarët besojnë se pakot kanë si origjinë Amerikën e Jugut, ata besojnë se ato mund të ishin lidhur për t’u tërhequr nga mjeti kryesor, por ndoshta ishin shkëputur prej saj para përfundimit të lundrimit.

Australianët janë nga përdoruesit më të mëdhenj të kokainës në botës, të ndjekur nga britanikët, sipas një sondazhi të rrjetit OECD.

Detektivi Peter Moroney tha më herët për rrjetin ABC në janar: “Fshehja e kokainës në ngarkesat e anijeve bëhet prej kohësh ndërsa sjellja e saj në Australi është gjithashtu më e leverdishme sesa vende të tjera si Evropa e SHBA.”

Në Australi një kg kokainë shitet për 120,000 $ kilo, në krahasim me vetëm 30 000 dollarë që shitet në Britani, shkruan rrjeti britanik Metro.