Një tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter ka goditur sot Greqinë, bën me dije Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur rreth 40 kilometra në veriperëndim të ishullit Rodos, në një thellësi prej pesë kilometrash.
EMSC tha se vendi më i afërt në Greqi për të ndjerë tërmetin ishte qyteti i Soumi me një popullsi prej 2,300 banorësh.
Tërmeti është ndjerë edhe në Turqi, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.