Pasi ‘Vëllai i Madh’ vendosi të përjashtojë Eglën nga shtëpia, pasi kjo e fundit pas provokimeve të Meritonit, i derdhi një gotë me alkool në kokë, ka marrë një vendim edhe për çiftin Meriton-Ilnisa.
Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP3’ ka mbërritur një zarf i zi, ku pas tij shkruhet emrat e Meritonit dhe Ilnisës.
Duket se ky vendim i ‘BBVIP’ ka surprizuar edhe vetë Ilnisën, e cila ishte duke thumbuar Julin duke i thënë se do jetë ai banori i pezulluar.
Ndërsa aktori i tha moderatores se mbrapa zarfit është emri i saj dhe i Meritonit, duke bërë që Ilnisa të heshtë për momentin. Po ashtu as Meritoni nuk ka reaguar, pasi mësoi se zarfi i zi ishte për të dhe partneren e tij.
Kujtojmë që pasi Egla u përjashtu, ‘Vëllai i Madh” i bëri me dije banorëve që do të merrte një vendim edhe për çiftin Ilnisa-Meriton. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse aktorja do të kthehet në shtëpi.
Biseda:
Ilnisa: Tani mirupafshim Juli, gjithë të mirat
Juli: Ka të shkruajtur mbrapa Meriton-Ilnisa
Produksioni: Banorë, asnjë nuk e hap zarfin
Juli: I ka emrat mbrapa
Erjola: S’ka bërë kush gjë
Graciano: Është logjike për Meritonin dhe Ilnisën
View this post on Instagram