Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ish-ministri i Jashtëm: Kosova e gatshme të anëtarësohet në NATO, ka ushtri të re

 
   

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj është shprehur se Kosova është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO.

Sipas tij, Kosova ka një ushtri të re me mentalitet të ri.

Mes tjerash ai nënvizoi se jo vetëm ushtria e Kosovës, por dhe politika e sjelljet shoqërore janë të monitoruara nga NATO.

“Kosova është një vend i ri me një ushtri të re, me mentalitet të ri. Kosova është e gatshme për NATO,  jo si kontributore e madhe me trupa dhe financa por si kontributore me shembullin e vet. Kjo ka rëndësinë e saj. Unë besoj se Ministria e Jashtme është e angazhuar pozitivisht për ta mbështet, besoj se misionet tona që janë në Bruksel është një mision tërësisht mbështetës i aspiratës së Kosovës por dhe i prezencës së NATO-s në Kosovë.

Besoj se po punon mirë, por Kosova është një shtet i monitoruar nga NATO. Ka raportime se është në monitorim dhe politika kosovare, sjellja e shoqërisë dhe kjo është një lehtësi e madhe për misionet diplomatike të Shqipërisë, jo vetëm në Bruksel por dhe në vendet anëtarë”-tha ai.