Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasja e tre makinave në Tepelenë, shkon në 5 numri i viktimave

Aksidenti i 17 marsit në Tepelenë ka rezultuar fatal edhe për Jani Ccelën, i cili ka ndërruar jetë pas dy javëve në spital në luftë për jetën. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe për fatin e keq, nuk mundi t’ia dilte pavarësisht përpjekjes së mjekëve. 58-vjeçari është personi i pestë mbeti i vdekur nga ky aksident.

Kujtojmë që pak ditë më parë në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, u përfshinë në aksident tre automjete. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa u plagosën dy të tjerë, ku njëri ka ndërruar jetë sonte.

Njeri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që lëviznin në kahun e kundërt. Shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut. Të treja makinat e përfshirë në aksident u bënë copë.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia për ngjarjen më 17 mars.