Bashkimi Europian ka ndërprere 146 milion euro grante të IPARD 3 në ndihmë të bujqësisë shqiptare për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Kjo situatë ka alarmuar autoritetet vendase të cilat kanë filluar nje hetim të thelluar për shpërndarjen e fondeve. Abuzimi me fondet e BE rezulton dyshohet të jetë i ‘frikshëm’ ndërkohë AZHBR ka gjetur në shkelje 98 subjekte dhe i ka kërkuar kthimin e shumave totale ose pjesore.
73 subjekte përfituese kanë pranuar të kthejnë fondet e marra ndersa 25 të tjerë nuk pranojnë të kthejnë asnjë qindarkë.
Tv Ora News ka kontaktuar me disa prej tyre. Me konkretisht i jemi drejtuar me kërkese për informacion subjektit ‘Coast to Coast SHPK’ me administratore Xheni Gjikuria, subjektit ‘Kështjella Dimal’ me administrator Jorgo Vasili dhe ‘ Lorag SHPK’ me administrator Lorenc Agolli.
Asnje subjekt nuk ktheu pergjigje se ku përfunduan fondet e marra nga Bashkimi Europian, dhe pse refuzojnë per t’i kthyer.
Sipas AZHBR subjektet që janë gjetur në shkelje kanë përfituar në total 281.716.729.00 lekë ndërkohë në mënyrë vullnetare 73 subjekte kanë kthyer gjysmën e kësaj shume.
Janë 25 subjekte që refuzojnë të kthejnë 148.109.678.00 lekë.
Ministria e Bujqësisë e ka lëshuar dorën kur vjen fjala te publiciteti, pasi vetëm për fushatë informuese të IPARD 2 iu dha 100 milion lekë subjektit ‘Le Spot Production’ ndërsa fermerët në kufijtë e mbijetesës shikojnë vetëm nga reklamat që BE jep fonde për Shqipërinë.
Sipas AZHBR janë 280 miliardë lekë të përfituara në shkelje të kontratës, por ende nuk dihet nëse kjo shifër përputhet me gjetjen e autoritetit europian që kreu hetimin, apo abuzimi është më i madh se kaq.
Ajo që dihet zyrtarisht eshtë se SPAK ka nisur hetimet për abuzimin me fondet e BE. /oranews