Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Thirrni mendjes o të mjerë”, Liri Loshi zbulon pse LDK-ja iu bashkua “korit denigrues” ndaj Enver Petrovcit

 
   

Liri Loshi, mjek i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas akuzave ndaj aktorit Enver Petrovci, për shkak të deklaratave të tij të fundit.

Loshi, në një postim në Facebook, e ka quajtur “ironi” bashkimin e militantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me korin që “denigroi” aktorib Petrovci, përcjell Bota sot.

“Kulmi i ironisë ishte kur militantët e LDK-së iu bashkuan korit të denigrimit të aktorit Enver Petrovci! Dhe, pse? Sepse, Petrovci nuk e kishte kursyer nga kritikat Isa Mustafën në kohën kur ai ishte kryeministër për keqqeverisjen, që sipas Petrovcit kishte ndikuar në braktisjen e vendit nga të rinjtë. E ka krahasuar me Millosheviçin, thoshin! Po çka nëse unë them se faktorin politik shqiptar dhe popullin në tërësi, më shumë e ka unifikuar Millosheviçi se Skendërbeu! A kam bërë unë një krahasim të Skëndërbeut me Millosheviçin?!

Thirrni mendjes o të mjerë, militantë nga të gjitha anët!”, ka shkruar Loshi.

Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, së fundmi ka thurur lëvdata për kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Petrovcit, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje duke u shprehur – sipas aktorit – se “lufta i ka bërë këta”.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fullirat hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, ka thënë Petrovci.