Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Tajvanin, me shtatë të vdekur, 736 të plagosur dhe 77 persona të bllokuar nën rrënja.
Tërmeti me magnitudë 7.4 ka shembur disa ndërtesa në qarkun Hualien dhe shumë të tjera kanë ngelur të të anuara, për shkak të mënyrës se si ato janë ndërtuar.
Sipas Administratës Meteorologjike të Tajvanit, epiqendra e tërmetit u zbulua në ujërat 25 kilometra në jug të qarkut Hualien dhe 138 kilometra nga Taipei. Qarku Hualien raportoi shembjen e 26 ndërtesave, ku ekipet e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.Të gjitha qarqet dhe qytetet në ishull dërguan ekipe speciale kërkimi. Presidenti Tsai Ing-ëen krijoi një zyrë për të koordinuar reagimin emergjent ndaj tërmetit dhe dërgoi forcat e armatosura në zonat më të prekura.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike u regjistruan në të gjithë ishullin, i cili u rikthye kryesisht rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm (03:00 në Shqipëri).
Pamjet ajrore të tërmetit në Hualien tregojnë një rrëshqitje të madhe dheu në shpatin Chongde të autostradës Suhua, ku një zonë e madhe u shemb. Ministri i Transportit Ëang Guocai tha se e gjithë Ura Qingshui në anën veriore të tunelit Daqingshui ishte shembur. Kjo është bërë e ditur nga mediat tajvaneze.
VIDEO/ Tërmeti 7.4 ballë në Tajvan, momenti kur rrëshqet faqja e malit