Një grup i shqiptarëve të Kosovës në Finlandë kanë njoftuar se vajza kosovare që u plagos në Vanta të Finlandës është nga Mitrovica.
Në njoftimin e tyre në një grup në Facebook, thuhet se 12-vjeçarja po vazhdon të trajtohet në intensivë.
“Finlanda në Zi për ngjarjen e djeshme
Vajza 12-vjeçare nga Mitrovica është ende duke luftuar për jetën.
Pas operacionit të gjatë e të vështirë, ajo vazhdon të jetë nën vëzhgimin intensiv të mjekëve në Helsinkit (HUS), e rrethuar nga aparaturat e shumta jetëdhënëse.
Pavarësisht gjëndjes tepër të rëndë shëndetësore të vajzës, Familja dhe i gjithë Komuniteti Shqiptar në Finlandë akoma shpresojnë mbijetimin e saj.”- thuhet në postim.