Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Ka shtetas të huaj që kanë hapur një biznes si mbulim dhe veprojnë nga këtu”, gazetari Hoxha zbulon si funksionon trafiku i klandestinëve në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel, ka folur mbi trafikun e klandestiënve të huaj që kalojnë ilegalisht në Shqipëri me qëllim mbërritjen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian.

Duke marrë në analizë aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Këlcyrë ku vdiq shoferi nga Shkodra dhe 7 emigrantët pakistanezë që transportonte ilegalisht, Hoxha shpjegoi sesi funksionojnë linjat e trafikut të klandestinëve në Shqipëri.

“Kryesisht funksionon në këtë formë. Në Shqipëri, kemi trafikantë vendas, të klandestinëve dhe trafikantë të thuaj që kanë ardhurn ë Shqipëri, kanë hapur një biznes si mbulim dhe koordinojnë veprimet teksa qëndrojnë këtu. Ka shtetas egjiptianë, arabë, të cilët të vendosur në Shqipëri organizonin trafikun e klandestinëve. Kinezë janë të vendosur këtu, filipinas, Shqipëria është e mbushur me emigrantë që vijnë nga këto vende. Këta që janë në Shqipëri, koordinojnë lidhjet me ata që I sjellin dhe me vendasit që I kalojnë drejt vendeve të BE. Në rastin konkret ka ndodhur në këtë formë. Trafikantët të vendeve aziatike që qëndrojnë në Greqi, kanë lidhje me trafikantët shqiptarë për t’i kaluar në BE.

Ai në Greqi organizon hyrjen në territorin grek, kalimin në territorin grek. Shqiptarët i marrin nga brenda kufirit grek, kanë ligjin që i lejon t’i sjellin nëpërmjet kufirit të gjelbër. Kalojnë më pas në dy drejtime, nëpërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”– shpjegoi Hoxha.

Ndër të tjera, gazetari shpjegoi sesi në rastet që janë kapur deri tani, klandestinët priten nga grupe të ndryshme shqiptarësh në jug të vendit, si Tepelenë e Gjirokastër dhe më pas i marrin në dorëzim persona nga veriu që bëjnë kalimin e tyre drejt Kosovës apo Malit të Zi.

“Në rastet që janë kapur deri tani, trafikantët që presin janë Tepelenë, Gjirokastër, Përmet etj. Ata i sjellin në vend, më pas nga veriu, i marrin dhe i çojnë përtej kufirit. Ky është trafik që nuk sjell ndonjë sasi shumë të madhe parash. Në një rast në Pogradec, u kap një grup me 86 persona, me nga 300 euro secili”– tha gazetari.