Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hoxha: Djegia e veturës, mesazh për hetuesin policor

 
   

Vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur të mërkurën në Mitrovicën e Veriut.

Me ç’rast, ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, konsideroi se djegia e veturës ishte qortim direkt për hetuesin policor.

Po ashtu, Hoxha tha se nëse zjarrvënësit e veturës gjenden brenda Kosovës, Policia shumë shpejt mund t’i arrestojë ata.

“Djegia e veturës së një hetuesi policor, përveç që është një qortim personal për atë, por është edhe një mesazh që s’do t’i lejojnë qytetarët serb t’i kthehen normalitetit. Kosova është e përgatitur mirë për këto incidente të vogla. Madje, nëse zjarrvënësit janë brenda territorit të Kosovës, shumë shpejt do të lokalizohen dhe do të arrestohen. Jam i bindur që ka mundësi të arrestohen këta zjarrvënës të rastit konkret”, deklaroi Hoxha.

Djegie të tilla në veri ndaj serbëve që kanë bashkëpunuar me institucionet, ka pasur edhe në të kaluarën