Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Krasniqi: PDK nga sot nis misionin mobilizues për të ardhmen e Kosovës

 
   

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës sot ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë me këtë rast se sfidat politike, diplomatike e posaçërisht ato ekonomike të shtetit dhe qytetarëve janë tejet shqetësuese dhe nuk mund të presin më.

“Ato kërkojnë punë, vullnet, dije, dhe, mbi të gjitha, një lider të dëshmuar për t’i trajtuar ato. Kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, përbrendëson të gjitha këto vlera dhe ka mbështetjen tonë të plotë në këtë mision. Prandaj, nga sot, PDK me të gjithë kapacitetet e saja, anekënd vendit, ka nisur misionin e saj mobilizues për një të ardhme më të sigurt për vendin. Me Bedriun kryeministër do ta rikthejmë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë. Bashkë deri në fitore”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.

Ndryshe, PDK kohë më parë ka prezantuar Bedri Hamzën kandidat të kësaj partie për kryeministër dhe ka propozuar datën 9 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.