Sot gjatë ditës është përfshirë nga zjarri nënstacioni Prishtina 3 të KOSST-it.
KEDS ka berë të ditur se për 11 mijë konsumatorë është kthyer energjia elektrike por vazhdojnë të mbesin rreth 10 mijë të tjerë pa energji.
Sipas KEDS-it demët e shkaktuara janë të mëdha, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes.
Falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë.
Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, porse edhe mobilizimi i ekipeve të KEDS-it është i madh, puna e të cilëve po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.
Rrjedhimisht, KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe presim që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar Daljet.