Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli: Nuk ka draft të finalizuar të Asociacionit, është akoma i hapur si dokument

 
   

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se ende nuk ka një draft të finalizuar të Ascociacionit.

”Kemi qenë kundërshtar të fortë të Asociacionit të bërë në bazë të marrëveshjes të vitit 2013-2015 që është në kundërshtim me Kushtetuën. Tani nuk ka draft të finalizuar të Asociaiconit, është akoma i hapur si dokument”, tha Pacolli.

Lidhur me këtë Pacolli tha se nënshkrimi i marrrëveshjes nga të dya palët është i domosdoshëm.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se marrëveshja në Bruksel nuk është nënshkruar nga ana e Serbisë ”dhe nuk mund ta pranojmë edhe ne”.

”Ne kemi kërkuar që Serbia ta nënshkruaj marrëveshjen në Bruksel, kemi qenë të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen”, tha ndër tjera Pacolli.