Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rreth 10 mijë konsumatorë në Prishtinë qe mbi 10 orë pa rrymë

Kanë kaluar 10 orë prej kur një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike, pas një incidenti të zjarrit në Nënstacionin Prishtina. Rreth 10 mijë konsumatorë janë duke u përballur me mungesë të rrymës dhe akoma nuk ka një informacion zyrtar se çfarë është duke ndodhur.

Njoftimi i fundit i KEDS-it është para 4 orëve ku njoftoi se “ekipet e KEDS-it, edhe pse në gatishmëri, për momentin e kanë të pamundur për të intervenuar”, pasi sipas tyre kanë qenë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Njoftojmë konsumatorët se pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, që furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës, se meqenëse aty gjenden institucionet relevante shtetërore duke bërë vlerësimin e gjendjes dhe verifikimet e nevojshme.”

Por nga ora 16:47, KEDS s’ka dalë ende me ndonjë informacion për mundësinë e intervenimit për të riparuar dhe rikthyer energjinë elektrike.