Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vuçiqi po formon ekip për fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

 
   

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka urdhëruar Qeverinë e Serbisë që të formojë një ekip që do të udhëheqë fushatën “kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, pasi vendimi vendimtar pritet më 16 ose 17 maj, raporton N1.

“Përkundër përkrahësve të fortë të pavarësisë së Prishtinës, unë ende mendoj se kemi një shans të vogël dhe për këtë arsye ju kërkoj të luftoni më fort se kurrë. Ju kërkoj që të përkushtoheni”, tha Vuçiq në një seancë të posaçme të Qeverisë së Serbisë.

Ai shtoi se kjo është e një rëndësie vendimtare për Serbinë.

“Është e mundur që disa vende që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës të mos jenë pozitive për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ​​tha Vuçiqi.