Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shoqja i mori të dashurin dhe u martua me të/ Rrëfehet Vesa

Vesa Vllasalihu është një prej ish-konkurrenteve të formatit të ‘BBVK’. Ajo u bë e njohur jo vetëm për pjesëmarrjen e saj në këtë format por edhe për historinë e ndarjes nga futbollisti Mërgim Berisha, ku ky lajm bëri një bujë të madhe në rrjet.

Pak kohë më parë ajo ka ndarë disa detaje të reja lidhur me ish-partnerin e saj dhe bashkëshorten e tij të re e cila ka qenë njëkohësisht shoqja e ngushtë e Vesës.

E pyetur nëse ka patur kontakt me ndonjë prej tyre Vesa e ka mohuar dhe është shprehur se për çështjet e tjera po merret avokati.

“Kam avokatin tim, merret ai me këto. I telefonon prindërit e mi, ose dajën tim për me marr informacione, sepse unë s’kam nerva.

Ata le të jetojnë jetën e tyre, edhe unë timen”, deklaroi Vesa.