Valentina Bunjaku, deputet e LDK-së, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për çështjen e librave shkollorë dhe gjendjen në arsimin kosovar.
Në fjalimin e saj, Bunjaku ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit, duke i quajtur si “qeveria krejt dhe shtremt”.
Tutje, ajo ka theksuar se ende ka mungesë të gjërave elementare të higjienës nëpër shkollat e Kosovës.
“Kjo qeveri, qeveria e ndryshimit, qeveria e besës, qeveria krejt dhe shtremt, jeni ju” – tha ajo.